Orët e para të mëngjesit, u regjistrua një tjetër tërmet, me magnitudën 2.4 të shkallës Rihter, 19 km në veriperëndim të GJirit të Lalzit. Më pas, në orën 1:11 të mëngjesit, ra tërmeti i radhën me epiqendër Kuratën, Krujë.
Magnituda e këtij të dytit ishte 2.2. Ndërkaq, në 1:27, një tjetër tërmet ra sërish në Kuratë. Rreth orës 3:51 është regjistruar tërmeti i katërt në Lezhë, me magnitudën 3.3. Ndërsa pak orë më parë, në 5:28, në Kuratë ra tërmeti i tretë, me magnitudën 2.1.