Vazhdojnë tërmetet në vend, 5 lëkundje regjistrohen gjatë natës nga Lezha në Gjirin e Lalëzit

Sociale

trmet

Prej tre ditësh, vendi ynë vazhdon të goditet nga tërmetet. Pas mesnatës së ditës së djeshme janë regjistruar 5 lëkundje të tjera.

Tërmeti i parë ka rënë në orën 00:12 në Gjirin e Lalëzit me magnitudë 2.4 ballë. Në fshatin Kuraten në Durrës janë regjistruar 3 lëkundje të tjera me magnitudë 2.2 ballë. Në orën 03:51 një tjetër tërmet prej 3.3 ballësh është regjistruar në Lezhë.

Lëkundjet e ndodhura kanë qenë pa dëmë materiale apo njerëz të lënduar.