Vazhdojnë tërmetet e fuqishme në thellësinë e detit Jon!

Sociale

tyerme23

Disa tërmete të fuqishme kanë goditur njëri pas tjetrit disa zona të Greqisë. Ditën e sotme sipas Institutit të Sizmologjisë në Greqi janë regjistruar lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në detin Jon rreth orës 16:07. Tërmeti është ndjerë në disa qytete Athinë, Zakynthos dhe Patra. Pas kësaj janë ndjerë disa lëkundje të tjera përkatësisht me 4.1 dhe 3.8 ballë. Sipas institucioneve, pavarësisht e lëkundjet ishin të fuqishme nuk ka pasur njerëz të lënduar apo dëme materiale. Përveçse në Greqi, mediat italiane kanë raportuar se lëkundjet janë ndjerë edhe në jug të Italisë.