Prishja e ndërtimeve pa leje, kryesisht restoranteve, në vijën liqenore Lin-Pogradec ka sjellë dhe efektet e para pozitive. Më në fund pas dy dekadash edhe qytetarët pogradecarë kanë mundësi të blejnë me çmim të arsyeshëm kilogramin e koranit dhe belushkës, qe tashme thuajse është përgjysmuar. Ato që më parë tërhiqnin koranin dhe belushkën ishin restorantet, cka bënte që të shtohej peshkimi i paligjshëm në liqen. Por në restorantet ekzistuese nuk vërehet aspak ulja e çmimit. Tava e koranit vijon të shitet me 2400 leke si më parë.