Turistët për Shqipërinë: Ndihemi të sigurt, nuk të sulmon dhe vjedh askush

Sociale

fdfdgfdg

Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një destinacion kryesor për shumë turistë nga mbarë bota. Gjirokastra është një nga vendet më të pëlqyera për shumë prej tyre. Qyteti i Gurtë në çdo stinë mikpret me mijëra turistë të tërhequr nga historia, tradita dhe vlerat arkitekturore të qytetit. Në një kronikë për News 24 turistët janë shprehur shumë të kënaqur me eksperiencën dhe shumë prej tyre kanë pohuar se Shqipëria dhe shqiptarët vazhdojnë të jenë të paragjykuar ndërkohë që realiteti është krejt ndryshe.

“Jemi italianë, kemi ardhur me një grup kampistësh dhe jemi ndjerë vërtet të mikpritur. Kemi parë qytete që të përcillnin jo vetëm shumë ngrohtësi, por edhe shumë kulturë, në mënyrë të veçantë Gjirokastra që është një muze i madh kombëtar. Nuk është rastësi që e kanë cilësuar të tillë dhe e meriton vërtet. Ne kemi vërtet paragjykime për shqiptarët duke i cilësuar si njerëz që nuk kanë shumë kulturë, por këtu kemi parë shumë mikpritje, zemërgjerësi nga shqiptarët. Unë mendoj se mes dy popujve tanë nuk ka ndryshime të mëdha, ka thjesht më shumë rrugë për të bërë nga shqiptarët që tashmë janë si Italia në vitet ’50 – ’60, por mund të themi se po ecni në drejtimin e duhur. Ju lumtë shqiptarëve! Keni ende rrugë për të bërë! Nga aq sa kam parë deri tani, Gjirokastra duket një qytet i bukur dhe i ruajtur mirë. Kemi vizituar disa qytete të ndryshme në Shqipëri, njëri ndryshe nga tjetri, por Gjirokastra mund të cilësohet pa frikë si një qytet unik.”- shprehen turistët.

Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar kjo dhe për shkak të investimit të duhur dhe fushatave promovuese. Pavarësisht paragjykimeve të ndryshme se ekperienca e turistëve në qytetet shqiptare nuk janë dhe aq të kënaqshme, shumë prej tyre janë shprehur të kënaqur dhe kjo tregohet nëpërmjet rikthimit të tyre në trevat shqiptare. Siç edhe vetë ata kanë pohuar ndihen të sigurt dhe askush nuk i ka vjedhur apo sulmuar gjatë pushime në Shqipëri.