Tring edhe këtë vit ka sjellë buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të “Shtëpisë së foshnjës Hannah dhe Rozafa”

Sociale

Si një traditë e festave të fundvitit, Tring ka zgjedhur të sjellë buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të “Shtëpisë së foshnjës Hannah dhe Rozafa” nëpërmjet një eventi të mbajtur në ambjentet e tyre me plot muzikë, lojëra, ëmbëlsira dhe sigurisht shumë dhurata!

Babagjyshi i Tring së bashku me personazhet aq të dashur të fëmijëve Derrkucja Pepa, Xhorxhi apo Masha dhe Ariu kanë surprizuar pafund të vegjëlit e shtëpisë së foshnjës me një aktivitet shumë argëtues me muzikë, kërcim, lojëra dhe facepaint-ing. Në bashkëpunim edhe me dyqanet e fëmijëve Lillypop Store e Brums, Tring ka përgatitur dhurata të personalizuara për të gjithë fëmijët. Gjithashtu, për argëtim në çdo moment të ditës, Tring ka dhuruar edhe 1 televizor, 3 dekodera tokësor dhe 3 abonime  12 mujore që të gjithë fëmijët të kenë mundësinë të ndjekin filmat dhe serialet e tyre të preferuar në kanalet e dedikuara Tring Tring dhe Kids e shumë libra nga botimet Living me personazhet me të dashur te tyre!!

Gjithashtu kësaj nisme kaq të bukur nga Tring, me shumë dashuri i është bashkuar edhe stafi ku secili ka dhuruar veshje dhe lodra për ti bërë edhe më të bukura këto festa!