Tiranë, aksion kundër abonentëve pa kontrata

Sociale

8567531477 2750b7d317 h-640x340Komisariati numër 5 ne Tiranë ka proceduar penalisht pese persona ne Paskuqan te cilet kane vjedhur energjinë e elektrike. Kane qene Inspektoret e Operatorit te Shpërndarjes se Energjisë te cilet kane identifikuar këta pese persona, te cilët ishin abonentë pa kontrata. Tre prej tyre pronare te vilave disa kateshe dhe dy te tjerët përfaqësues te subjekteve private ne zonën e Paskuqanit. Sipas njoftimit te Operatorit te Shpërndarjes se Energjisë Elektrike, ne terren ata kane prere rreth 500 lidhje te energjisë për abonentët debitorë. OSHEE deklaron se aksionet për t’i dhënë fund abuzimit me energjinë elektrike do te vijojnë çdo dite, përfshi edhe fundjavën.