Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë me dije se duke filluar nga dita e sotme deri në fund të muajit një një pjesë e mirë e periferisë së kryeqytetit do të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike nga ora 09.00 e mëngjesit deri në orën 13.00 të drekës për shkak të punimeve në zbarrat 10 kV në nstacionin Farkë. Zonat që preken nga ky stakim ditën e sotme në datën 29 janar pa energji do të jenë: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje. Në datën 30 janar pa energji do të jenë: Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat, kurse zonat që do të preken nga mungesa e energjisë elektrike në datën 31 janar janë Mulleti, Iba, Gurra, Pëllumbasi, Sauku, Lundra, Vishnja, Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG dhe Vilat.