Pas vendimit të qeverisë së Maqedonisë për të lejuar që të vazhdojë me punë ‘Jugohromi’ filluan aktivitetet e qytetarëve të Tetovës për t’i dalë në mbrojtje këtij qyteti nga ndotja e vazhdueshme. Qytetarët janë mobilizuar menjëherë, duke vendosur afishe dhe maska mbrojtëse nëpër qytet.
Aktivitetet në Tetovë vazhdojnë edhe pergjate te premtes me organizimin e protestës e cila do të mbahet në sheshin Iliria, ku është paralajmëruar një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve.
Protesta e organizuar nga Lëvizja ekologjike ‘EcoGuerilla’ , fitoi përkrahjen edhe të disa shoqatave tjerapor edhe atë të Myftinisë së Tetovës, disa grupe të tifozëve Ballistëve, studentë të shumtë nga USHT dhe UEJL si dhe nxënësit e shkollave të Mesme.