Tërmet në Shqipëri

Sociale

largea_t-euml-rmet-n-euml-shqip-euml-ri_21455783943_hd1455785186.jpg

Një tërmet me magnitudë 3 ballë është ndier gjatë orëve të para të ditës së enjte në qytetin e Vlorës, atë të Fierit, të Durrësit madje edhe në kryeqytet.Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, rreth 34 kilometra në jugperëndim të qytetit të Vlorës.Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga disa lëkundje më të lehta. Nuk ka të dhënë për dëme materiale.Rreth 30 minuta para lëkundjeve të regjistruara në qytetin e Vlorës, ishulli i Kretës në Greqi është goditur nga një tërmet më i fuqishëm, 4.7 ballë, por pa shkaktuar persona të lënduar apo dëme materiale. /BalkanWeb/