Temperaturat nën zero gradë ngrijnë Liqenin e Pukës!

Sociale

puka
Bashkia e Pukës ka ngritur alarmin dhe ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët. Si pasojë e dimrit të acartë, Liqeni i Pukës ka ngrirë dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e shumë banorëve. Mirëpo, askush prej tyre nuk duhet të tentojë të kalojë në të. Për këtë arsye, kryebashkiaku i ka bërë thirrje të gjithë prindërve të ruajnë fëmijët e tyre, pasi me rritjen e temperaturave në orët në vijim parashikohet që sipërfaqja e akullit të çahet.