Studentët vazhdojnë me bindje protestën: Nuk duam politikë!

Sociale

sutende
Edhe sot studentët kanë vazhduar të protestojnë pranë Ministrisë së Arsimit. Personazhe të shumtë publikë u janë bashkuar protestave të tyre dhe ditën e sotme u është bashkuar edhe ish-pedagogu, Edmond Tupja. Teksa ka dashur të marrë megafonin, ai është përzënë nga turma e studentëve (siç shihet në videon e siguruar nga Newsbomb), me pretendimin se nuk duan politikë. Tupja ka shpejguar më vonë se e gjithë kjo ishte një keqkuptim, pasi ai u kishte sugjeruar studentëve të shkonin drejt Kryeministrisë, ndërsa ata nuk ishin dakord.Ata anë shprehur se nuk do të shkojnë të protestojnë te Kryeministria, pasi nuk dëshirojnë që protesta të politizohet dhe duan që partitë politike t`u qëndrojnë larg.