Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka reaguar menjëherë pas protestës masive të studentëve të mbajtur ditën e sotme. Zonja Lindita Nikolla tha se qeveria është dakord me kushtet e studentëve dhe se nuk do të ketë tarifë për provimet e mbartura dhe se do të shfuqizojë pikën 4 të VKM-së. “Jemi dakord me kërkesat e studentëve. Do të tërheqim pikën 4 të Vendimit të Këshillit të Ministrave për vendosjen e tarifave për provimet e mbetura”, u shpreh Nikolla. Gjithashtu ajo falenderoi studentët të cilët sipas saj shërbyen si nxitës. “Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAS që ju të shteroni me studenëtëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit. Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës”, tha Nikolla.