Shtrihet ne te gjithë vendin aksioni i operatorit të shpërndarjes kundër abuzuesve të energjisë elektrike. Këtë herë për të parë më nga afër rezultatet e këtij aksioni, zëvendëskryeministri Niko Peleshi në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë ndalur në zonën e Kombinatit. Gjatë inspektimit Peleshi theksoi se aksioni nuk ka vetëm si synim ndaljen e vjedhjes për arsye ekonomike e financiare, por edhe vendosjen e barazisë përpara ligjit. Gjithashtu Peleshi garantoi lufta në këtë sektor në këtë sektor nuk ka për të ndalur dhe se qeveria do të marrë të gjitha masat që kjo situatë të marrë fund.