Sinoptikanët paralajmërojnë: Edhe muaji tjetër del jashtë parashikimeve!

Sociale

qershori
Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditet e mbetura të majit, por edhe përgjatë qershorit. Sinoptikanët kanë parashikuar që ndryshe nga sa jemi mësuar vitet e fundit, qershori i këtij viti do të jetë i mbushur me ditë me shi. Qershori do të jetë një muaj i freskët edhe sa u takon temperaturave, të cilat në ditë të veçanta do të jenë edhe më të ulta se normalja e muajit. Por kjo nuk do të pengojë ata që duan të shijojnë plazhin, pasi bregdeti do jetë më pak i rrezikuar në ditë të veçanta. Kryesisht gjysma e parë e qershorit do të ketë prezencë të vranësirave dhe të reshjeve, kryesisht në zonat lindore dhe juglindore, dhe më pak shira do të jenë prezentë në gjysmën e dytë të qershorit.