Shtyhen festimet e Ditës së Verës? Ja arsyeja!

Sociale

dita veres
14 marsi, ndonëse zyrtarisht është Dita e Verës sa i përket motit do jetë një ditë dimri. Sipas parashikimit të sinoptikanëve pritet të jetë një ditë me shi, çka mund të vështirësojë festimet e organizuara me këtë rast. Kjo duket se ka vënë në dilemë Bashkinë e Tiranës e cila ka përgatitur një kalendar të ngjeshur aktivitetesh për këtë ditë festive.

lali eri

Bashkia e Tiranës ka parashikuar rreth 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur, por rreziku i një moti të keq ka bërë që kryebashkiaku Erion Veliaj të kërkojë mendimin e qytetarëve për t’i zhvendosur festimet të dielën, më 17 mars, kur dhe moti pritet të rikthehet i ngrohtë dhe me diell.Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka kërkuar mendimin e qytetarëve për t’i zhvendosur festimet të dielën, më 17 mars, pra të dielën kur dhe moti pritet të rikthehet i ngrohtë dhe me diell.“Hej! Më ndihmo 1min me një dilemë!Të gjitha parashikimet e motit e japin Ditën e Verës, dt.14 shi me gjyma!Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e të rritur! A mos ja vlen të tregohemi të zgjuar e t’i bëjmë festimet të dielën, dt. 17?E enjtja pushim gjithsesi”- shkruan kryebashkiaku në twitter.