Shtirej sikur ishte në koma për plot 2 vite, nuk do e besoni arsyen

Sociale

k 1478511587 4737402

Ai do tja kishte hedhur nese nuk do te ishte per karten e tij te cilen e perdorte neper supermarkete.
Nje mashtrues britanik, i cili pretendoi se ishte i paralizuar duar e kembe, ka arritur te mashtroje per 2 vite me radhe me qellim shmangien e seances gjyqesore per vjedhje.

Por ai eshte denuar vetem pasi policia arriti ta filmoje ndersa ngiste makinen dhe shetiste neper supermarkete. Alan Knight nga Swansea, Wells, vodhi me shume se 40,000 paund ($64,000) nga llogaria bankare e nje fqinji te moshuar te semure me Alzheimer, thane prokuroret . Ndersa policia kishte filluar te bente investigimet, 47 vjecari kishte pretenduar se ishte i paralizuar dhe aq semure sa ai shpesh binte ne koma. Gruaja e tij, Helen Knight, i kishte thene gazetes The South Easles Evening Post se burri i saj kishte marre nje vertetim nga doktori per nje diagnostikim te tille. Sipas saj, nje gjendje e tille kaq e veshtire shendetesore ishte pasoje e nje demtimi ne qafe qe burri i saj kishte pesuar.

Por mashtrimi ka dale ne shesh kur policia ka ndjekur perdorimin e kartes nga 47 vjecari neper supermarkete te ndryshme. Nderkohe kamerat e sigurise e kane fotografuar mashtruesin teksa ngiste makinen dhe levizte lirshem neper dyqane. Mbi te rendojne plot 19 akuza per mashtrim. Ndersa e shoqja e tij eshte lene e lire.

Gjykatesi Paul Thomas tha se “Knight ishte nje aktor qe ia arriti qellimit… dhe kushtet mjekesore per te cilat ai ka pretenduar se vuan nuk jane reale..” Ai do te dale para gjykates me 7 nentor.