Shqiptari me më shumë fat ndodhet në Bruksel/ Fiton në lotari shumën marramendëse

Sociale

 

loiouo

Fituesi i lotarisë “EuroMillions” në Bruksel është një burrë me origjinë shqiptare, babai i 4 fëmijëve që punon në një kompani pastrimi. Shqiptari me fat fitoi 168 milionë Euro, ndërkohë që kishte luajtur me vetëm 15 euro.

Pesë numrat që ai kishte zgjedhur korresponduan me pesë numrat e zgjedhura rastësisht gjatë shortit të të martës.

“E kam të vështirë ta besoj” – është shprehur fituesi i Lotarisë Kombëtare. Ai është një ndjekës i futbollit, i pëlqejnë filmat e Robert De Niro si dhe pëlqen të gatuajë peshk.

Shqiptari ka shprehur dëshirën për ta ndarë shumën e fituar me njerëzit në nevojë.