Një ngjarje e cila mund të kthehej në tragjedi, ka ndodhur para disa orësh në Londër. Pronari i një restoranti, Mark Stembridge dhe stafi i tij ndërmjet të cilëve edhe tre shqiptarë kanë arritur të shpëtojnë plot 130 veta të cilët drekonin në tarracën e lokalit.
Mark është shprehur se punonjësit kanë bërë të pamundur për të dhënë ndihmën e parë dhe kanë ruajtur plotësisht qetësinë gjatë ngjarjes.
Të gjithë njerëzit bashkë me personelin e lokalit kanë qendruar të mbyllur për rreth një orë e gjysmë derisa në vendngjarje ka mbërritur policia. Tre shqiptarët dhe pjesa tjetër e stafit janë konsideruar heronjtë e sulmit.