Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të kontribuar në rindërtimin e Katedrales në Paris, Notre Dame.Shqipëria do të ofrojë shumën prej 100 mijë eurosh për rindërtimin e Katedrales që u shkatërrua nga flakët dy ditë më parë.Fondi për rinovimin e Katedrales “Notre Dame” të Parisit, ka arritu në kuotën e një miliard eurove.Presidenti Macron u zotua se ajo do të rindërtohej brenda 5 viteve.Qeveria e Kosovës deklaroi gjithashtu se do të ofrojë ndihmë, por ende nuk ka një shifër konkrete.