Në rrjete sociale duket se ka patur edhe komente dashakeqe për shtatzëninë e Sara Hoxhës.
Megjithatë ka qenë gazetarja Fatma Haxhaliu që përmes një statusi në Facebook, i ka dalë në mbrojtje çiftit e sidomos Sarës, e cila po përjeton momentin më të bukur në jetën e çdo femre.
Statusi i plotë i Fatmës në Facebook:
“Po lexoja komentet mbi shtatezanine e nje personazhi publik…dhe sinqerisht nuk gjej emer apo epitet per ato monstra femra qe shkruajne: kjo shyqyr u shfry tani do fryhet prape, ua do behet si lope e shkreta, i rrofte qe u dobesua se do trashet.
Nuk gjej fjale te them cfare ndiej, nje lloj nakatire dhe neverie, mqs e kam kaluar dhe vet kete moment dhe eshte momenti me i bukur dhe i rendesishem ne jeten e nje gruaje, ku gjeja e fundit qe mendon jane fryrja apo trashja.
Ndihemi keq nga imazhet e reklamave qe servirin imazhe bukurie gati te paaritshme dhe gjoja kerkojme imazhe sa me afer jetes reale dhe shfryjme kunder operacioneve plastike e photoshopit, por nga ana tjeter gjykojme nje foto ku duket celuliti apo protagonistja ka bark ose ca kile me shume (duke e quajtur lope dhe te shpifur)….dhe ligesia arrin deri aty sa te gjykoje trupin e nje gruaje shtatezane (qe per mua eshte tempull mrekullie, sidoqofte ai). Turp!”