“Shkeljet e Florenc Hoxhës”

Sociale

gjyakatProkuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj 5 zyrtareve te Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Bashkisë Tirane, përfshire edhe kryeinspektorin Florenc Hoxha, te akuzuar per veprën penale te “Shpërdorimit te detyrës”. Pjese e të njëjtës dosje janë dhe 3 persona të akuzuar se kanë ndërtuar pa leje në pronë publike. Sipas Prokurorisë, hetimi ndaj kryeinspektorit te INUV ka nisur ne baze te katër kallëzimeve te ndryshme, te ardhura ne janar 2013 dhe ne periudhën shtator-tetor 2013. Florenc Hoxha, është denoncuar nga katër qytetare, ku sipas Prokurorisë ne dy raste ka ndërhyre duke shembur objektet edhe pse ato ishin ngritur ne përputhje me ligjin. Ndërsa dy tjera janë bere pasi nuk ka ndërhyre edhe pse po ishte denoncuar pranë inspektoratit ngritja e dy ndërtesave pa asnjë leje. Këto kallëzime, pas hetimeve, janë bashkuar ne nje te vetëm. Ne përfundim te veprimeve hetimore, Prokuroria ka paraqitur kërkesën per “mase arresti me burg” ndaj shtetasit Florenc Hoxha. Kjo kërkese është pranuar nga Gjykata, ne qershor te ketij viti, por me pas Gjykata e Apelit e ndryshoi ne arrest shtëpie. Ndërkohe pak dite me pare, Prokuroria ka dorëzuar ne Gjykate edhe dosjen ndaj ish-kreut te Inspektoratit Urbanistik Kombëtar Zyhdi Dajti edhe ky i akuzuar per shpërdorim detyre per disa raste te tolerimit te ndërtimeve pa leje dhe shembjes se disa godinave te tjera qe ishin me dokumentacion.