Shifra skandaloze, 1/3 e shqiptarëve nuk lexon asnjë libër!

Sociale

lexim
Të lexuarit e një libri po shuhet pak e nga pak sidomos edhe për shkak të ndikimit të teknologjisë, internetit apo rrethanave të tjera që lidhen me nivelin e arsimimit dhe gjendjen ekonomike.Sipas të dhënave të fundit të INSTAT-it, të evidentuara në një anketë të posaçme, shihet se vitin e kaluar mbi 1 milionë shqiptarë nuk kanë arritur të lexojnë asnjë libër. Pjesa tjetër mësohet se ka lexuar shumë pak. Rreth 320 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç raportuan se nuk kanë lexuar më pak se 5 libra vitin e kaluar, ndërsa pjesa e tyre që kanë lexuar më shumë se kaq, sa vjen e zvogëlohet.

books

Rreth 102 mijë shqiptarë raportojnë se kanë lexuar 5-10 libra gjatë vitit të kaluar, ndërsa rreth 44 mijë shqiptarë kanë lexuar më shumë se 10 libra gjatë vitit të kaluar. Gjithashtu leximi i gazetave vijon të jetë i kufizuar. Vetëm 583 mijë raportuan se lexojnë gazeta çdo ditë, duke përfshirë edhe leximet online. Ndërsa një pjesë e madhe e shqiptarëve, 213 mijë raportuan se lexojnë lajme njëherë në muaj dhe më rrallë se kaq lexojnë 127 mijë shqiptarë.