Shet vajzën e sapolindur

Sociale

largea_b0888cf377c94f8f6d32ff53b56682381457504790.jpg

Një 19-vjeçar kinez është dënuar me tre vjet burg pasi ka shitur beben e vet për të blerë një “iPhone” dhe një motoçikletë.

Adoleshenti e shiti për 2500 dollarë vajzën që kishte lindur vetëm 18 ditë më parë.

Blerësin babai e gjeti në rrjetin social kinez “QQ”, ndërkohë që e shoqja qe larguar për të gjetur punë në një tjetër qytet. Ajo u dënua me dy vjet e gjysmë burgim.

Blerësi i foshnjës u paraqit vetë në polici, ndërsa foshnja është duke qëndruar me motrën e blerësit.

Trafikimi i fëmijëve është një problem shqetësues në Kinë, por përkundër përpjekjeve të autoriteteve, kjo veprimtari e mbrapshtë vazhdon të lulëzojë duke ndarë mijëra familje.