Seleksionohen kandidatet për Bankën e Shqipërisë

Sociale

banka1Procesi i plotësimit te vendeve vakant per anëtar te Këshillit Mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë do te përfundoje gjate muajit nëntor, ndërkohë nuk ka ende një afat se kur do te zyrtarizohet emri i kandidatit për Guvernator. Pas përfundimit te aplikimeve te kandidateve pranë Kryeministrisë, një grup pune është ngritur për te nisur seleksionimin e tyre. Grupi përbehet nga pese përfaqësues: Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, ai i financave Shkëlqim Cani, kreu i Komisionit te Ekonomisë Erjon Braçe, sekretarja e përgjithshme e kuvendit Albana Shtylla, si dhe nënkryetari LSI Petrit Vasili. Nga 150 aplikantet grupi i punës do te seleksionoje fillimisht 8 kandidate dhe me pas 3 prej tyre do t’i propozohen kuvendit për miratim. Ne baze te ligjit per bankën, anëtaret zgjidhen nga qeveria, por edhe nga Kuvendi. Por mësohet se Parlamenti nuk pritet te hape proces për aplikim, pasi emrat mund te përzgjidhen nga lista e Këshillit te Ministrave. Burime per Vizion Plus thane se përzgjedhja pritet te përfundoje ne fillim te muajit nëntor dhe se emrat e kandidateve i përkasin shqiptareve te diasporës, te cilët rezultojnë me eksperience ne sistemin financiar dhe atë bankar. Ndonëse kane kaluar 2 jave nga procesi i aplikimeve për Guvernator pranë kreut te shtetit, Presidenti i Republikës nuk ka përzgjedhur ende asnjë emër për t’ia propozuar Kuvendit. Janë mbi 30 individë qe kane shfaqur interes për postin e Guvernatorit, por nuk dihet ende nëse mes kreut te shteti dhe kryeministrit vijojnë negociatat për gjetjen e një emri konsensual.