Kosova është e lirë falë Ibrahim Rugovës

Sociale

largea_a991454504971_1.jpg

 

Flet ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

“Në vitin 92 në Elbasan stërviteshin një grup luftëtarësh dhe ata kërkuan një takim, i prita ishin nja 40 persona dhe bëmë një bisedë të gjatë dhe në fund të bisedës ngrihet një prej tyre dhe thotë “Çfarë do bësh ti për Kosovën?” Unë për Kosovën kam bërë shumë, por atij i thashë që gjysmë e kohës unë do t’ia kushtoj Shqipërisë, gjysmë Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ish lideri i PD –ës, Berisha. “Në fushatën e 2013 -së por edhe më parë unë bëra përpjekjet maksimale për të fituar zgjedhjet por në mënyrë absolute unë nuk jam penduar që dhashë dorëheqjen. Unë kisha një vendim të gatshëm dhe jam një njeri që në një mënyrë ose tjetër kam operuar në skenën politike shqiptare 23 vite dhe nuk kam asnjë keqardhje apo brengë pse nuk kam qenë 24 ose 25 ato ishin aq sa deshëm shqiptarët”, duke shtuar se në krahun tjetër ka punuar për Kosovën
“Kam punuar me shumë përkushtim për të bërë gjithçka që Shqipëria të ndihmojë Kosovën. Kosova është e lirë falë luftës dhe përpjekjes të Ibrahim Rugovës, të luftëtarëve të lirisë por Shqipëria ka luajtur një rol të pa zëvendësueshëm për ta mbyllur këtë problem”, është shprehur ish lideri i PD –ës dhe ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Ish -kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë rrëfimit të jetës së tij politike, për mediat në Shqipëri, është ndalur edhe tek cështja e Kosovës dhe clirimi i saj, duke nënvizuar kontributin që ka dhënë lideri historik Ibrahim Rugova. Jetën politike në Shqipëri ish kryeministri Berisha e ka ndërlidhur me cështjet e Kosovës, por sipas Berishës, ai që firmosi clirimin e trojeve të Kosovës ka qenë ish presidenti, tashmë i ndjerë, Ibrahim Rugova. Berisha më tej rrëfen, se ka punuar në mënyrë paralele për Shqipërinë dhe Kosovën. “Në krahun tjetër kam punuar me shumë përkushtim për të bërë gjithçka që Shqipëria të ndihmojë Kosovën.

Kosova është e lirë falë luftës dhe përpjekjes të Ibrahim Rugovës, të luftëtarëve të lirisë, por Shqipëria ka luajtur një rol të pa zëvendësueshëm për ta mbyllur këtë problem. Në vitin 92 në Elbasan stërviteshin një grup luftëtarësh dhe ata kërkuan një takim, i prita ishin nja 40 persona dhe bëmë një bisedë të gjatë dhe në fund të bisedës ngrihet një prej tyre dhe thotë “Çfarë do bësh ti për Kosovën?” Unë për Kosovën kam bërë shumë, por atij i thashë që gjysmë e kohës unë do t’ia kushtoj Shqipërisë, gjysmë Kosovës. Ata u larguan nga unë bënë një mbledhje, diskutuan për takimin dhe konkluduan që ne duhet të jemi të kënaqur për atë që na tha. Pra në këtë aspekt nëse do na thuash ti a ekziston lumturia politike? Unë them që ekziston se nuk është vetëm romantike dhe unë jam shumë i lumtur që Kosova është e lirë dhe kjo është mrekullia më e madhe e Shqiptarëve pas kohës së Skënderbeut. Të gjithë shqiptarët duhet të jenë të lumtur por edhe Shqipëria sot pavarësisht vështirësive të mëdha është vite drite larg Shqipërisë të vitit 1991 njerëzit harrojnë këtë gjë” ”, është shprehur Berisha për emisionin “Fakt”.

Berisha: Kosova është jeta ime

Ish kryeministri Sali Berisha, të gjithë punën që ka bërë për Kosovëm e ka kufizuar si një kontratë që ai kishte me këtë vend. “Kosova, është i gjithë jeta ime dhe unë do bëj gjithçka për të hapur një qëndrim të ri ndaj Kosovës dhe në këtë kontekst unë e kisha kontratë këtë absolutisht kontratë me Kosovën, kontratë me Shqipërinë. Në mitingun e parë kam deklaruar “Ylli im kombëtar çështja jonë kombëtare” por imagjino të deklarosh në atë kohë kur mblidhje vetëm armiqësitë më të egra për këtë deklaratë për fqinjët mëkatarë ndaj çështjes tonë kombëtare. Kisha një platformë e cila përfshin të drejtat e njeriut , pluralizmi, liritë, ekonomitë e tregut, hapjen e vendit në të cilën unë do punoja në një kontratë me shqiptarët i vendosur në verën e parë të vitit 1991 që zgjedhjet e para që do humbas unë do të largohem. Po të kisha humbur në zgjedhjet e 92 absolutisht dorëheqjen ajo ishte një verë meditimi për mua”, është shprehur më tej Berisha.