Televizioni është një nga mjetet më të rëndësishme të komunikimit dhe informimit. Televizioni ka pasur ndikim mjaft të madh në edukimin dhe informimin e shoqërisë. Në shoqërinë e sotme është bërë një nga burimet më të rëndësishme të informacionit. Ne jemi të informuar nëpërmjet tij për lajmet më të fundit, motin, dhe informacione që ne i konsiderojmë të rëndësishme. Ne e përdorim televizionin si një formë për tu informuar mbi gjithçka që ndodh në botë, pra edhe larg territorit tonë.
Programet televizive si filma vizatimor dhe për të rritur, programe sporti, gatimi, debate politike, dokumentarë janë të ndjekura nga një audiencë e gjerë. Ndikimi që kanë tek audienca është mjaft pozitiv, pasi i nxit ata të duan llojet e ndryshme të sporteve si dhe të marrin guxim për të provuar gjëra të reja. Te provuarit e një recete të re gatimi nuk do të ishte aspak një ide e keqe. Përvecse informimit televizioni ka shërbyer edhe si një lloj mënyre për të kaluar kohën e lirë, duke parë programe argetuese. Por a është gjithçka që shohim e vërtete?
Përgjigja do të ishte jo. Jo gjithcka që shohim është e vërtetë.
Të shikosh tv është dicka që gjithësecili nga ne bën. Por e dini që në disa raste ky veprim që të gjithë ne e bëjmë çdo ditë mund të rezultojë i dëmshëm? Përvec rolit dhe funksionit kryesor që ka televizioni i cili është informimi ai ka dhe funksione të tjera të fshehura të cilat në shumicën e kohës janë të dëmshme për personin që i shikon dhe sidomos për fëmijët, pasi mund të ndikojë në mënyrën sesi ata shohin dhe perceptojnë realitetin. Por jo gjithcka është negative, në momentin që është i kontrolluar dhe monitoruar nga prindërit. Televizioni luan dhe rol edukues tek fëmijët nëpërmjet programeve argëtuese pasi i ndihmon në rritjen e kreativitetit, imagjinatës.
Sipas pediatres dhe njëkohësisht psikologes së fëmijëve Vania Giorgetti, filmat vizatimorë që janë më tepër edukues për fëmijën, dhe njëkohësisht ndihmojnë në zhvillimin e tij janë si më poshtë:
• Pepa pig. Ky film ka në qendër një familje shumë të rregullt derkucash. Ka një gjuhë shumë të thjeshtë dhe është një ndër filmat më të dashur për fëmijët.
• Masha dhe ariu (Masha&Orso). Ariu është shumë i mirë dhe Masha një vajzë kapriçioze që tërheq vëmendjen e fëmijëve. Ky film vendos në dukje shumë evente familjare si ditëlindje, krishtlindje etj.
Këta personazhe kanë ardhur tek fëmijët tuaj nëpërmjet ekranin të Tring Tring.