Rikthehet atmosfera e Vitit të Ri, këtë herë në variantin Kinez!

Sociale

viti kinez
Në prag të festës së Vitit të ri Kinez, arti dhe kultura e këtij vendi kanë zbritur në Tiranë. Sheshi “Skënderbej” është pushtuar nga personazhet karakteristike të kulturës kineze, të cilat kanë surprizuar qytetarët e shumtë që kanë shfrytëzuar mundësinë për të bërë një foto me to. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Ambasadën Kineze, kanë menduar për të sjellë një atmosferë fantastike në shesh.

 640 0 5c4dc837dedb5

Nuk do të mungojë spektakli me drita dhe me muzikë karakteristike kineze. Viti i ri kinez do të festohet më 1 shkurt. Kalendari tradicional kinez është ndryshe nga ai gregorian dhe data e kalimit nga viti i vjetër në të riun mund të variojë midis 21 janarit dhe 19 shkurtit. Festimet zgjasin 15 ditë dhe përfundojnë me festën e fenerëve kur fëmijët kalojnë me dritat shumëngjyrëshe në një paradë tradicionale që korrespondon me Hënën e plotë.