Dita sot nisi me mot të kthjellët, por nuk do të zgjase shumë. Meteoalb parashikon se pasditja do të sjellë shtim të vranësirave dhe reshje shiu dhe bore.
Paraditja do të mbetet e kthjellët në Jug dhe Qendër, por me vranësira në zonat Veriore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim te vranësirave në gjithë vendin duke sjellë shira dhe dëborë fillimisht në Veri dhe pas mesnates, reshjet do të prekin pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në Veri por rritje të lehtë sjell mëngjesi dhe mesdita, në zonat Qendrore e Jugore.
Buletini sipas IGJEUM
Nderkohe Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka listuar në buletinin e vet te fundit zonat që do të preken nga reshjet e shiut.
Dritare.net