Revolucioni që do u shpëtojë jetën pacientëve me HIV

Sociale

revolucioni-q-euml-do-u-shp-euml-toj-euml-jet-euml-n-pacient-euml-ve-me-hiv_hd.jpg

 

Mjekët në Johns Hopkins University në Baltimore bëhet i pari spital që do të bëjë transplantim të organeve për njerëzit që janë HIV pozitiv.
“Kjo është një ditë shumë emocionuese për spitalin dhe skuadrën tonë, por mbi të gjitha për pacientët që jetojnë me HIV dhe sëmundje të organeve në fazën e fundit,” tha Dorry Segev, profesor i asociuar në kirurgji në Johns Hopkins School of Medicine.

Për këta individë, kjo nënkupton një mundësi për të jetuar.

Pas “HOPE Act — HIV Organ Policy Equity Act” në vitin 2013, mjekët e kishin të ndaluar të përdornin organe nga dhuruesit HIV pozitiv edhe nëse bëhej fjalë për një pacient tjetër me HIV.

Segev vlerëson se numri i pacientëve që mund të dhurojnë organe në Shtetet e Bashkuara është 500-600 çdo vit. Organet e tyre mund të shpëtojnë më shumë se 1000 njerëz.

Një studim në Pensilvani e vlerësoi numrin e dhuruesve rreth 400. “Gjetjet tona janë të rëndësishme pasi nuk ka mjaftueshëm dhurues krahasuar me nevojat e pacientëve që mund të përfitojnë nga transplanti i organeve,” thotë Emily Blumberg, një profesor në Perelman Center for Advanced Medicine në Pensilvani.

Në 2014-ën kishte rreth 121.000 njerëz në SHBA ishin në listën e pritjes për transplantin e organeve sipas Departamentit të Shtetit.

Me ndryshimin e fundit, Johns Hopkins do të bëhet i pari spital që do ta ofrojë këtë shërbim, shkruan Anabel. Koha do të varet nga disponueshmëria e organeve dhe pacientët.

Transplanti i organeve është në fakt më i rëndësishëm për pacientët me HIV pasi një pjesë e tyre vdesin ndërkohë që janë në listën e pritjes.

“Ne jemi të lumtur që mund të shpëtojmë jetën e pacientëve me HIV, në vend që të bëjmë të kundërtën siç kemi bërë deri më sot”, shtoi Segev. /Telegrafi/