Feja në shkolla për t’i thënë jo radikalizmit

Sociale

dbbbdbd.jpg

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbajti një fjalim në Këshillin e Atlantikut në Washington.

Teksa iu referua harmonisë fetare në vend, si një vlerë e çmuar e shqiptarëve, Rama tha se ka ardhur momenti që kjo vlerë të forcohet tek të rinjtë.

“Nuk duhet ta shohim si diçka që do të mbetet aty gjithmonë. Është ,momenti për të ndihmuar brezin tonë të ri për të kuptuar se sa i vyer është ky shembull, ky komunitet tolerance dhe bashkëjetese mes feve dhe se çfarë rrezikojmë nga kërcënimet që vijnë ndaj këtij aseti kombëtar. Ndaj besojmë që një diskutim i hapur në shkolla do ndihmoj të rinjtë tanë që të forcojnë këtë vlerë që kemi. Besojmë se do të arrijmë të reduktojmë bazat e diskiriminimit dhe radikalizimit,”shtoi Rama.

Redaksia online (U.S/M.B/shqiptarja.com)