Sikur edhe në qendrat tjera komunale të Republikës së Kosovës, ashtu edhe në komunën e Vitisë, që nga shtatori vitit të kaluar, ka nisur procesi i aplikimit për qytetarët e kësaj komune për legalizimin e objekteve pa leje. Por ky proces i shumëpritur edhe nuk ka dhënë rezultatet e prituar sepse sipas zyrtarëve komunal deri me tani nuk ka pranuar asnjë aplikacion për legalizim nga ana e tyre!
Lidhur me këtë cështje Ajet Sallahu, drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje, thotë se ky është një proces shumë i rëndësishëm dhe një amnisti nga ana e shtetit për të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje, mirëpo edhe ky proces ka kushte sepse nuk do të legalizojmë objektet që janë pronë shoqërore, objektet e ndërtuara në pronë të uzurpuar dhe objektet që janë ndërtuar jashtë planit urbanistik. Sipas tij, “Edhe pse faza e aplikimi për legalizimin e objekteve pa leje ka filluar me 16 shtator të vitit të kaluar, deri me tani nuk kemi asnjë aplikim nga ana e qytetarëve për legalizim të objekteve pa leje” ka thënë Sallahu.
Ai thotë se qytetarët në përgjithësi kanë problemin e pronave që nuk figurojnë në emrin e tyre dhe ky është si njëri ndër shkaqet që ka pamundësuar pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në fazën e aplikimi për legalizimi e objekteve pa leje. Njëherit, Sallahu ka bërë të ditur se mungesa e pjesëmarrjes se qytetarëve në procesin e legalizimit të ndërtimeve të tyre, do të sjellë si pasojë kthimin e të gjitha objekteve që nuk legalizohen ne gjendjen e mëparshme apo në listën e objekteve për rrënim dhe që do të thotë se po e humbin të drejtën për legalizim, nëse nuk aplikojnë deri me 15 mars të këtij viti, afat ky i përcaktuar për përfundimin e fazës së aplikimit për legalizim atëhere ata të cilët nuk kanë dëshmi se kanë objekte të ndërtuar legalisht, do ti pret më e kqja ka thënë Sallahu. Ai duke vlerësuar këtë proces për të mirën e qytetarëve që të legalizojnë shtëpitë e tyre, fton ata që të vijnë dhe të aplikojnë për të filluar legalizimin e objekteve të tyre që janë pa leje./Aziz Zuka