Tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit kanë protestuar këtë të premte pasdite në Tiranë dhe në Prishtine kundër vendimit skandaloz të UEFA-s që i dha Serbisë tre pikët në tavoline për sfidën kundër Shqipërisë në Beograd ku u dhunuan barbarisht lojtarët kuqezinj në fushën e lojës. Në Tiranë,disa pjestarë të shoqërisë civile protestuan kundër UEFA-s në bulevardin para kryeministrisë me banderola kundër kreut të qeverisë së futbollit europian Platini, duke premtuar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Ndërkohe në Prishtine kanë protestuar grupimi i tifozëve “Plisat”.