Protesta e studentëve, kërkesat dhe përgjigjet

Sociale

1011935 753465358024784 704408307198228510 nDhjetëra studentë të universiteteve publike në Tiranë kanë bllokuar këtë të hënë për rreth një orë dyert korpusit. Në shenjë proteste ata kanë penguar hyrjen në auditore të stafit akademik. Janë kryesisht studentë që kanë mbaruar ciklin 3- vjeçar dhe presin fillimin e studimeve master. Ajo çka i shqetëson është kufizimi i kuotave të pranimit, vendosja e mesatares 6 si kriter për të vijuar studimet dhe rritja e tarifave këtë vit akademik për masterat shkencor dhe profesional. Të përcaktuara në vendimin e KM vetëm dy javë më parë studentët shprehen se janë të papërgatitur për këto masa duke i cilësuar ato si diskriminuese dhe të padrejta. Për rektorin e universitetit politeknik të Tiranës është e drejtë e vetë universiteteve të vendosin për kuotat e pranimit për studentët që duan të vijojnë studimet master ndaj është një kriter që duhet të hiqet. Duke marrë parasysh këto kërkesa zëvendës ministri Arbian Mazniku deklaroi se ministria nuk do të rishikojë kuotat e pranimit por do të shtojë numrin e studentëve duke rikthyer programet e bllokuara ne vite. Zëvendës ministri premtoi gjithashtu se shumë shpejt do të hiqet edhe kushti i mesatares 6 për studimet e ciklit të dytë. Ndërsa përsa u takon tarifave për këtë nivel studimi nuk do të ketë asnjë tolerim. Duke iu referuar akuzave të opozitës një ditë më parë Ministria e Arsimit ka sqaruar se numri i studentëve për masterat nuk është ulur madje sipas saj këtë vit kuotat e pranimit janë shumë më lartë se vitet e tjera.