Princi Çarles dhe Dukesha Kamila javën e ardhshme do të shkojnë në Kosovë për një vizitë zyrtare.
Kjo është hera e parë që personalitete të familjes mbretërore të Britanisë së Madhe, vizitojnë Kosovën.
“Të gjithë po e presim vizitën e Princit të Uellsit dhe Dukeshës së Kronuallit javën e ardhshme”, ka shkruar në “Twitter”, ambasadori britanik në Kosovë, Ruair O’Connell.