Policja e dëmtuar nga protesta kthehet në Tiranë: Nuk kam asnjë mëri!

Sociale

policja
Efektivja e policisë Ina Nuka është rikthyer në Tiranë, pas disa javësh në Turqi ku kreu ndërhyrjen kirurgjikale në dorën e dëmtuar. Ajo u prit nga kolegë të njësisë “Shqiponja”, ku gjatë takimit nuk kanë munguar as lotët.”Unë jam punonjëse Policie, isha duke bërë detyrën dhe zbatuar ligjin, nuk kam asnjë mëri personale me askënd. për cilindo që shkel ligjin, të veprojë ligji. Dua të përcjell një mesazh, të mos reflektojmë dhunë, të mbrojmë jetën e ta duam më shumë atë,” është shprehur Ina Nuka. Pasi u dërgua në Turqi për ndihmë më të specializuar mjekësore si pasojë e plagosjes në protestën e 22 nëntorit, efektivja e policisë iu nënshtrua një operacioni të ndërlikuar, në të cilin iu transplantua gishti i bërë nga pjesë të këllkut dhe krahut.

 640 0 5c1df3967f119