Peshkopi, pronarit i presin 8 hektarë pemë

Sociale

vlcsnap-2014-10-10-12h05m03s161-640x3408 hektarë me pemë, kryesisht qershi, dardhë dhe kumbulla janë shkatërruar nga persona të papërgjegjshëm në Peshkopi. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në kodrat e periferisë së qytetit, ku pemëtaria ishte pronë e Qazim Zajmit. Mbi 300 pemë të dëmtuara, në vitin e tetë të prodhimit janë gjetur të prera nga pronari, i cili deklaron se nuk ka asnjë të dyshuar mbi këtë ngjarje. I pyetur nga policia e Peshkopisë, Zajmi ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë. Ngjarja është marrë nën hetim por deri tani nuk dihet se cilat janë motivet dhe autorët e saj.