Prej dy ditësh tashmë Shqipëria ndodhet nën “diktatin” e ujit, por duket se ky nuk është problemi i vetëm.
Mëngjesin e sotëm veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e borës.Trashësia e dëborës arrin 3-15 cm dhe temperaturat janë 1 gradë celcius. Të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme. Lartësia e Liqenit të Fierzës 272.78 m ndërsa prurjet e ujërave janë 700 m/s.
Situata në Qarkun e Kukësit deri në orën 08:00 është si më poshtë:
Situata klimaterike: Aktualisht në të gjithë Qarkun e Kukësit kanë pushuar reshjet. Në orët e para të mëngjesit territori i Qarkut u përfshi nga reshje dëbore ,prania e së cilës është mbi 360 m. Lartësia e saj është nga 3-15 cm në rajonin e Valbonës.
Lartësia e Liqenit të Fierzës 272.78 m. Prurjet e ujrave 700 m/s. Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meteorologjik Kukës kemi këto të dhëna:.Temperatura aktuale: 1 gradë celsius.
Temperatura minimale: 0 gradë celsius.
Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:
Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme. Reshjet e rëna gjatë mengjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale,ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes. Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga dëbora e konkretisht:Rruga e Kombit lartësia e borës 7 cm në Tunel-Kalimash.
Kanë punuar 6 borëpastruese. Kolsh-Q.Shllak lartësia e borës 10 cm në Q.Shllak. Kanë punuar 4 borëpastruese. Kukës-Bushtricë lartësia e borës 5 cm në Q.Shllak. Kanë punuar 2 borëpastruese.
Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 10 cm në Q.Tobli. Kanë punuar 2 borëpastruese. B.Curri-Kam lartësia e borës 10 cm në Q.Luzhë. Kanë punuar 2 borëpastruese. B.Curri-Valbonë lartësia e borës 15 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese.
B.Curri-Lekbibaj lartësia e borës 10 cm .Ka punuar 1 borëpastruese. Janë vënë në punë 19 borëpastruese për mbajtjen në gatishmëri të akseve rrugore. Janë pa energji në Bashkinë Kukës:
Nj.A Toponan,Nj.A Shishtavec,fshati Buzëmadhe i Nj.A Grykë-Çajë. Nga erërat e fuqishme e reshjet kemi dëmtimin e 3 shtëpive 2 në Bashkinë Tropojë e 1 në Bashkinë Has.