Banorët e zonës së Astirit, janë përfshirë në një protestë të dhunshme para Kuvendit të Shqipërisë. Qytetarët tentuan të hynin me forcë në Parlament, gjatë fjalës së kryeministrit Rama. Kjo, solli përleshjen e tyre me efektivët e policisë.
Deri më tani, është bërë se ditur se janë plagosur 12 policë. Dy nga efektivët e plagosur janë në gjendjë të rëndë, një policeje i janë prerë gishtat e dorës si pasjë e shpërthimit të kapsollës që iu hodh, ndërsa një tjetër efektiv ka humbur dëgjimin nga njëri vesh. Edhe në radhët e protestuesve ka të palgosur, 3 prej të cilëve gjendjen në spitalin e traumës.