Elvana Gjata është shpallur në kërkim nga policia pas ngjarjes së ndodhur në 4 tetor në zonën e ish Bllokut, ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur.Këngëtarja raportohet të jetë larguar nga Shqipëria, pa dhënë asnjë deklarim. Grupi hetimor, ka tentuar të marrë dëshminë e saj, por nuk ia ka dalë. Së bashku me Elvanën, në kërkim është edhe i dashuri i saj Ervin Mata si dhe dy miqtë e tyre Fabio Alushi dhe Mevjol Bilo. Deri më tani, një nga pistat që është përfolur më tepër si motiv për ngjarjen e ndodhur, është pikërisht këngëtarja e cila duket se ka qenë arsyeja për të cilën ka filluar konflikti.