Pasi humbi gishtat e dorës në protestë, policja niset drejt Turqisë!

Sociale

proteste

Një ditë pasi mbeti e plagosur nga një kapsollë që i plasi në dorë gjatë protestës para Kuvendit, efektivja Ina Nuka është nisur drejt Turqi për të marrë mjekim më të specializuar. Ambasada Turke në Shqipëri ka shpërndarë disa foto në momentin kur efektivja Nuku niset për në Turqi. Siç është raportuar, Nuku ka dëmtime të rënda në duar, pas plasjes së kapsollës në dorë dje, gjatë protestës.

ambasada

“Bashke me Ministrin e Brendshem Sandër Lleshaj dhe Ministren e Shendetesise Ogerta Manastirliu percollem Ina Nukan per t’u mjekuar ne Turqi me avionin ambulance te Ministrise se Shendetesise te Republikes se Turqise. Ines i urojme sherim te shpejte”, shkruan Ambasada Turke në Facebook.