Pas tragjedisë me zjarrin që ndodhi para dy ditëve, nga e cila humbën jetën 85 persona dhe mbetën qindra të plagosur, Athina po përballet me përmbytje. Përmbytjet u paralajmëruan më parë nga Bullgaria, pas fryrjes së lumenjve Arda dhe Maritsa.
Bullgaria paralajmëroi Greqinë dhe Turqinë për të marrë masa dhe shpalli gjendjen e emergjencës në disa zona. Zona periferike e veriut të Athinës është goditur nga stuhi të fuqishme dhe lagjet Maroussi dhe Halandri janë përmbytur. Raportohet se departamenti i zjarrfikësve ka marrë më shumë se 140 telefonata për ndihmë, kryesisht nga njerëz, makinat e të cilëve ishin bllokuar nga uji.