Pas ‘Balenës Blu’, në internet nis një lojë akoma më e rrezikshme për fëmijët!

Sociale

momo challenge
Një trend i ri i përhapur së fundmi në rrjetet sociale është kthyer në rrezikun e radhës për prindërit. Sfida e quajtur “Momo” vjen si një lajmërim (me figurën e kësaj kukulle të frikshme), në njërën prej platformave sociale si Facebook apo WhatsApp dhe ka për qëllim të targetojë të rinjtë.Kukulla inkurajon të vegjëlit të bëjnë veprime të ndryshme,sfida të rrezikshme që arrijnë deri tek vetëvrasja. Fillimisht kjo u paraqit si thjesht një lojë që ju jep përdoruesëve mesazhe duke u thënë veprimin e radhës.

 785 0 5c76ee8b3f775

Në fillim sfidat janë të thjeshta, por më pas bëhen shumë të rrezikshme.Në të tilla raste, gjëja e parë që fëmijët mendojnë nuk janë pasojat pasi e konsiderojnë si thjesht një lojë të thjeshtë.Pavarësisht alarmit të prindërve dhe autoritetëve në Irlandën Veriore, këta të fundit dyshojnë se mund të jetë thjesht një strategji e hacker-ve për të marrë informacionin që ju duhet.Rreth 2 vjet më parë, sfida e “Balenës Blu” pushtoi internetin dhe pati jo pak të lënduar.