Nga Pazari i Ri, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka prezantuar nismën e re e cila synon të sensibilizojë të gjithë qytetarët të përdorin trastat në vend të qeseve plastike. Kjo nismë vjen pasi janë 100 ton qese që përdoren çdo muaj në Tiranë, mjaftueshëm për të bllokuar çdo kanalizim, sipas kryebashkiakut. Qeset e vogla plastike do të kushtojnë 3 lek dhe qeset e mëdha 5 lek. Në fund të vitit sipas përllogaritjeve të thjeshta janë rreth 1200 ton qese që bllokojnë kanalet e ujit. “Problematika shfaqet sa herë përmbytet Tirana” ka thënë Veliaj. Duke filluar nga data 2 prill, qeset plastike do të kenë një kosto për të gjithë qytetarët. Qeset e vogla do të kushtojnë 3 lek dhe qeset e mëdha 5 lek. Kjo e fundit synon ti shtyjë qytetarët drejt përdorimit të çantave të tyre vetjake (trastave), në vend të qeseve plastike, dhe e gjitha për një kryeqytet më të pastër.
Burimi: Tiranapost