Praktika e punës në shtet hapen aplikimet për 2016-n

Sociale

AAEAAQAAAAAAAAO3AAAAJDk5NTdhMjU4LWZmMWEtNGZkZS1iYmIxLTEzY2YyNzkzOTY1Mg.jpg

Të gjithë studentët të cilët sapo kanë përfunduar studimet “Bachelor”, mund të aplikojnë për të zhvilluar pratikën në shtet deri në datën 15 maj. Në këtë program mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë e moshës 21-26, nga Shqipëria por edhe nga diaspora. “Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike. Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike. Praktika do të zgjasë 3 muaj”, – thotë Ministria e Mirëqenies Sociale. Për këtë vit janë 2 mijë vende të lira.

Aplikimi
Aplikimi bëhet “onlinë” në faqen: http://praktika.sociale.gov.al/. Aplikimi duhet të kryhet brenda datës 15 maj 2016. Përpara se të aplikoni, konsultoni numrin dhe profilin e kërkuar nga çdo institucion qendror apo vendor në mënyrë që të konsideroni probabilitetin e përzgjedhjes. Kujdes: Nëse aplikoni më shumë se një herë, do të skualifikoheni. Përzgjedhja do të kryhet nga institucionet për të cilat është kryer aplikimi bazuar në profilin apo kriteret e përcaktuara nga institucioni.

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)