“Papunësia e të rinjve në BE, alarmante”

Sociale

arton19534-450x300Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Dragi, duke iu referuar masave të qeverive të vendeve të BE-së, e vuri theksin te nevoja e punësimit të të rinjve. Dragi, që po merr pjesë në punimet e konferencës së FMN-së në SHBA, tha se reformat në tregun e punës, duhet të lehtësojnë marrjen në punë të të rinjve nga ndërmarrjet dhe jo që këto të fundit t’i pushojnë ata.
Papunësia te moshat e reja mbetet një prej problemeve më të mëdha në Eurozonë. Në të gjitha raportet e Eurostat, vihet gishti te kjo plagë e vendeve të zonës Euro.