Papa Françesku uron Shqipërinë me rastin e ditës se pavarësisë, festes tone kombëtare. Ati i Shenjte i ka dërguar nje mesazh urimi presidentit te republikës, zotit Bujar Nishani. “Me kujtime ende të gjalla prej vizitës sime në Shqipëri, po u dërgoj shkëlqesisë suaj dhe bashkatdhetarëve tuaj përshëndetjet e përzemërta me rastin e festës suaj kombëtare”, – shkruhet ne mesazhin e urimit te Atit te Shenjte.