Një megastrukturë aliene, 1.500 vjet drite larg Tokës

Sociale

a_1465106421-307593.jpg

KIC 8462852 është emri i yllit për të cilin flasin të gjithë, meqë askush nuk mund të shpjegojë dritën e formës së çrregullt që emitohet nga ky yll, i cili gjendet 1.500 vjet drite larg Tokës. Shumë kërkues shkencorë kanë spekuluar se çka mund t’i shkaktojë këto anomali të dritës, të papara gjetiu.
Gjatë një interviste, Dr. Michio Kaku deklaroi se mund të kemi të bëjmë me një megastrukturë të alienëve, të ndërtuar rreth një ylli. Dr. Kaku thotë se ky mund të jetë zbulimi më i madh 500 viteve të fundit.

Ai thotë se ky yll i thyen të gjitha rregullat dhe se ne duhet t’i rishkruajmë librat e astronomisë. Edhe mediat kanë treguar një interesim të madh në lidhje me këtë lajm, gjë që rrallë ndodh me lajmet që janë paksa të komplikuara për t’u kuptuar nga njerëzit e rëndomtë.