Në kuadër të luftës kundër kancerit të gjirit për të gjitha femrat që janë pjesë e Forcave të Armatosura shqiptare, mamografia do të jetë falas. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, gjatë një aktiviteti sensibiluez në ambientet e ministrisë së mbrojtjes. Ndërsa ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli shprehu shqetësimin e saj për përhapjen e kësaj sëmundje në masë. Ajo nënvizoi se kanceri i gjirit njihet si një nga sëmundjet më të përhapura, duke përmendur këtu shifrat që etiketojnë këtë sëmundje si vrasësin e parë që shkakton vdekje tek gratë. Në fund të takimit gratë e forcave të armatosura kanë bërë kontrollet pranë njësisë së monografisë lëvizëse që ishte vendosur në ambientet e ministrisë së mbrojtjes për këtë qëllim.