Vendimin e UEFA-s kundër Shqipërisë e ka kundërshtuar edhe presidenti Bujar Nishani. Ne nje postim ne Facebook kreu i shtetit shkruan se përtej interpretimit teknik te UEFA-s dhe të qënit të saj një autoritet i pavarur, vendimi i dhënë nuk qe as i drejtë, as i ekuilibruar dhe as një shembull i mirë. Ai e ka quajtur dënimin ndaj racizmin si fitore te madhe te vlerave perëndimore. Nishani ka thëne se, te berit veshin e shurdhër ndaj thirrjeve raciste bie ndesh me vlerat e sportit. Ne fund Presidenti i ka bere thirrje te gjithëve, te shtojnë zërat për luftën kundër racizmit dhe fajtoret te marrin dënimin e duhur ne përpjekje per ruajtjen e fqinjësisë se mire ne rajon.